Categories Lajme

174 punonjës të DigitAlb peticionin kundër Aleksandër Frangajt: kemi familje për të mbajtur

Me urdhër të Aleksandër Frangajt, qindra punonjës të kompanisë DigitAlb vijojnë të mos paguhen duke rënduar gjendjen e tyre ekonomike. Kjo situatë, ka bërë që 174 punonjës të nënshkruajnë një peticion ku i kërkohet Frangajt që të autorizojë sekretaren e tij, Eglantina Lamaj-Administratore në DIGITALB, e cila nuk pranon të firmosë asnjë pagesë, deri në momentin që TV Klan është jashtë platformës DIGITALB.

Përmes këtij peticioni ata parështrojnë nevojën për të marrë pagën e tyre sipas klauzolave të kontratës së punës. Kujtojmë këtu se TV Klan doli nga Digitalb qershorin e vitit të shkuar, për tu transferuar në një platformë tjetër konkurruese.

Nga kjo lëvizje sipas llogarive Frangaj mësohet të ketë humbur mbi 250 mijë abonentë satelitore, pra, që e marrin sinjalin përmes satelitit dhe po ashtu më shumë se 80 % të shikuesve në Kosovë.

Në vijim të denoncimit, gazeta ka mësuar se humbja monetare e kësaj manovre amatore mendohet se i ka kushtuar Frangajt të paktën 2 milionë euro gjatë një viti. Kjo ka bërë që ai t’i hakërrehet punonjësve të DigitAlb përmes sekretares së tij Eglantina Lamaj, e emëruar si administratore e kompanisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME