Categories Lajme

Lypsi iu bie në gjunjë dy ministreve të Ramës

Paparrazi i “Panorama Plus”, kësaj here ka fiksuar me aparatin e tij një skenë disi të pazakontë. Nuk ndodh shpesh që të na tërheqë vëmendjen apo edhe të ndalojmë para lypësve në rrugë. Është me të vërtetë një realitet i trishtë të shohësh të tillë individë, të cilët, në pamundësi për të jetuar, dalin dhe lypin, por jeta tashmë është bërë e vështirë për të gjithë dhe njerëzit po tregohen gjithnjë e më pak solidarë.

Mirëpo, nuk kanë kaluar me indiferencë dy nga ministret e qeverisë Rama. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ajo e Kulturës, Elva Margariti, kanë fiksuar një lypës teksa ecnin në këmbë dhe janë ndaluar para tij.

Madje, ministrja e Shëndetësisë ka ndaluar më gjatë dhe ka folur me lypësin. Nuk e dimë se cila mund të ketë qenë tema e bisedës, por mund të hamendësohet. Me siguri lypësi i ka treguar ministres për hallet e tij, por nuk e dimë nëse ai e ka ditur me kë po flet, nëse e ka ditur që ajo është ministre apo ka menduar se është thjesht ndonjë zonjë e zakonshme që ecën rrugëve të Tiranës. Shpresojmë që të jetë ndihmuar nga zonjat, meqë fati e deshi që ato të mos kalonin me indiferencë para tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME