Categories Lajme

18 bursa të plota për maturantët në akademitë më të mira ushtarake të SHBA-së

18 bursa të plota ofrohen për në akademitë më të mira ushtarake të SHBA-së për maturantët më mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shprehet se, “bursat më të mira të studimit u rezervohen maturantëve më të mirë. Si asnjëherë më parë, 18 bursa të plota ofrohen për në akademitë më të mira ushtarake të SHBA. 6 kuota për Forcën Ajrore. 6 për Forcën Detare. 6 për West Point”.

Po ashtu, Xhaçka thekson se afati i fundit për aplikimin është 6 nëntor 2020 duke vënë në dispozicion linkun për të aplikuar: https://bit.ly/3jzINLn.

“Rekrutohen kandidatë për studime në akademitë ushtarake në SHBA për vitet akademike 2021 – 2025. Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të përzgjedhë 6 (gjashtë) kandidatë për çdo akademi ushtarake: Akademinë e Forcave Ajrore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2021 – 2025. Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e seleksionimit të mëtejshëm nga vendi pritës. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 06 nëntor 2020”, thuhet në udhëzuesin e linkut të aplikimit të kandidatëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME