Categories Lajme

18 vjeçari hero mbytet pasi shpëtoi dy të miturit në Durrës, policia jep detajet

Policia ka reaguar në lidhje me humbjen në det të të riut në plazhin e Bisht Pallës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata, nuk ka mundur të dalë vetë.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, por tashmë kanë kaluar shumë orë që prej momentit kur kishte mbetur në ujërat e detit.

Më herët, u raportua në lidhje me ngjarjen në fjalë ku gazetari Leonidha Musaj bëri me dije se gjithçka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në det.

Njoftimi:

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME