Categories Lajme

19-vjeçarja rrëfen tmerrin se si Marsh Gjokaj tentoi ta për*unonte

Në qendër të Tiranë, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç.

19 vjeçarja ka rrëfyer në “Me Zemër të Hapur”, gjithë çfarë ka ndodhur:Jam studente dhe mbasditeve punoj per te siguruar te ardhurat e mia. Punoj prane nje biznesi ne qender te Tiranes,per te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime eshte larg dhe une jetoje me motren time. Diten e shtune me date 25 nentor, ate dite isha ne pune si zakonisht, ishte shume ftohte dhe deren e dyqanit e mbaja te mbyllur. Rreth ores 18:00 hyn nje djal, i cili kerkoi ti sherbeja dhe sjellja e tij per nje produkt ne lidhje me te dashuren e tij te cilen e pershkruante per format trupore me fjale jo etike .

Pasi i dhash pergjigjen qe meritonte , pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qete dhe ne ato moment perveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetesuese qe duhet te me shqetesonte. Rreth ores 20:10 pasi pa qe pran dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn perseri ne dyqan dhe ne ato moment une isha prane tavolines se punes, u afrua prane meje duke mu drejtuar me nje fjalor banal, duke kerkuar te kryente mardhenie seksuale me mua. Duke hasur ne kundershtimin tim ai me sulmoi duke me kapur nga floket dhe duke me vene doren te goja. Tentoi te me fuste me force ne magazine e dyqanit, ne keto momente ndodhi perleshja fizike duke tentuar te merrte edhe telefonin qe une te mos kisha mundesi te kerkoja ndihme.

Nuk e di ku gjeta forcen dhe kurajon u terhoqa zvarr dhe dola jashte dyqanit duke bertitur dhe duke kerkuar ndihme, te cilen e gjeta tek nje vajze dhe nje djal qe po kaklonin rastesisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa qe po me jepej ndihme u largua me shpejtesi ne nje rrugice shume prane biznesit. Ne oren 20: 18 kam njoftuar sallen operative dhe policia erdhi shume shpejte ne vendngjarje. Aty mbrriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor qe me moren ne pyetje, I cili ne bashkepunim edhe me komisariatin nr 3.

Nga pershkrimi im del qe personi ne fjale dy dite me pare kishte sulmuar nje tjeter shitese ne rrugen e Durresit ne moshen 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thike. Nga kamerat e biznesit tjeter une zbulova qe ishte I njejti person qe me sulmoi edhe mua. Shume shpejt u be e mundur ne bashkepunim edhe me komisariatin e policise se Kamzes, pasi agresori jetonte ne ate zone.

Ai u kap ne banmese ne prani te familjareve te tij dhe nga kontrolli I baneses rezultoi xhupi te cilin e kishte veshur ne te dyja sulmet. Pasi u be perballja ne ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe nderkohe konsumonte uje. Aty mesova se ky person ishte denuar per mardhenie seksuale me te mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Une shpresoj qe kete here gjykata edhe institucionet most e bejne te njejten gje, pasi frika ime me e madhe eshte se çfare do te ndodhi me mua apo edhe me shume vajza te tjera te cilat ndihemi te pasigurta ne vendin tone te punes.© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ “Nuk ndihem mirë”, shqiptari ndërron jetë në farmaci

“Nuk ndihem mirë”. Fill pasi tha shqetësimin e tij, kolegu e çoi drejt farmacisë më…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga pritja te konferenca Rama-Zelensky, detaje nga Samiti për Ukrainën, që mbahet të mërkurën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, “blindohet” Tirana, bllokohen disa akse rrugore (Njoftimi)

Në datat 28 dhe 29 shkurt, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti për Ukrainën dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vritet shqiptari në Malin e Zi, pjesë e grupit kriminal, arrestohet autori i dyshuar

Një shtetas shqiptar, ish-pjesëtar i klanit Skaljar, Edmond Mustafa është vrarë mëngjesin e sotëm (27…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Omnitele konfirmon: One Albania ka rrjetin më cilësor në vend

Rrjeti i One Albania merr pikët maksimale për thirrjet zanore, data dhe përdorimin e aplikacioneve.…

LEXO ME SHUME