Categories Lajme

2 mijë Euro ryshfet për të operuar të dënuarin, shpallet në kërkim mjeku i burgut të Peqinit

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të mjekut të burgut të Peqinit, Eduart Ruçi, i cili kërkonte dy mijë euro për operacion, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ruçi është shkarkuar menjëherë nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve sapo rasti është denoncuar. Ndërkohë, pas shpalljes së urdhër-ndalimit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e Ruçit, por nuk e kanë gjetur aty.

Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh. Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ndjekur me vëmendje denoncimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të transmetuar në Top Channel më datë 11.11.2019, lidhur me shtetasin Eduart Ruçi, ish i punësuar si mjek me kohë të pjesshme në IEVP-në Peqin.

Bëjmë me dije se ky punonjës ka qenë në ndjekje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe me metoda hetimore speciale ishte në proçes dokumenti me prova ligjore të veprimtarisë së paligjshme të tij. – Kështu ka të dhëna të siguruara në rrugë operative, dyshohej se ky shtetas kundrejt pagesës ka lëshuar raporte mjekësore fiktive për të ndihmuar të dënuarit që t’i shmangen izolimit dhe ndëshkimit.

Njoftojmë se më datë 11.09.2019, me shkresën Nr. 1542, nga ana e SHKBB, ndaj këtij shtetasi dhe bashkëpunëtorit të tij A. K. janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” parashikuar nga nenet 259 dhe 188 të Kodit Penal. Materialet e referuara, janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e procedimit 1766, të vitit 2019. Ndërkohë, më datë 11.11.2019, emisioni “Fiks Fare” bëri një denoncim audio/video, ku shtetasi Eduard Ruçi shfaqet duke kërkuar ryshfet në këmbim të punës së tij. Fill pas këtij denoncimi, drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm i tij nga detyra dhe materialet i janë referuar organeve të drejtësisë.

Pas shpalljes së urdhër-ndalimit, SHKBB, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e këtij personi, ku është mbajtur procesverbal i mos gjetjes së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e këtij rasti duke inkurajuar të gjithë mediet që të bashkëpunojnë ngushtësisht për denoncimin e çdo rasti korruptiv.

Nga ana tjetër marrë shkas edhe nga rasti do vijojë puna për auditim dhe përmirësim të procedurave të shërbimit shëndetësor në të gjitha IEVP Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME