Categories Lajme

“Jam gay, dua azil”, shqiptari rikthehet në Angli pasi e dëbuan

Një shqiptar i dëbuar nga Anglia si emigrant ilegal, pasi ngacmoi seksualisht një grua, është rikthyer në shtetin ishull duke kërkuar azil se ai ishte gay.

Top Channel, duke iu referuar mediave britanike, raporton se shqiptari 25 vjeç në kërkesën për azil ka thënë se nëse ai do të dëbohej përsëri kishte për t’u përballur me persekutim. Por Gjykata e Lartë angleze vendosi kundër shqiptarit me argumentin se kryeqyteti shqiptar rregullisht organizon festën e Gay Pride dhe se LGBT shqiptarë nuk kanë probleme.

Djali me inicialet B.F., fillimisht mbërriti në Angli në vitin 2015 dhe shtatë muaj më pas u dënua për ngacmim seksual të një gruaje. Ai mori një dënim prej 28 ditësh në burg e më pas u deportua për në Shqipëri.

Por në 2017 mbërriti përsëri ilegalisht. Organizata Migration Watch UK tha: “Të tillë kriminelë nuk janë të mirëpritur këtu pavarësisht orientimit të tyre seksual”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME