Categories Lajme

20 mijë kosovarë drejt Shqipërisë, vetëm këtë të shtunë

Rreth 20 mijë shtetas kosovarë kanë hyrë në orët e para të ditës së sotme në Shqipëri pëmes pikës kufitare të Morinit, ku pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion qytetet turistike shqiptare. Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha për ATSH-në se “që prej orës 00:01 pas mesnate deri në orën 11:00 janë përpunuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë 19.642 shtetas me 3.173 mjete”.

Sipas prefektes, në hyrje të pikës së Morinit po punohet me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar. Prefekti Kuçana bën të ditur se policia rrugore ka forcuar masat për të të shmangur problematika gjatë qarkullimit të udhëtarëve.

Pika kufitare e Morinit është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shtetasit nga Kosova, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT për 7 mujorin e parë të këtij viti, hynë në Shqipëri më shumë se 1 milion shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve të vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME