Categories Lajme

“Facebook” ka paguar për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve

Kompania “Facebook” ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të martën “Bloomberg”, duke cituar burime të afërta me këtë çështje.

“Facebook” ka konfirmuar se po transkriptonte mesazhet me zë të përdoruesve, por ka thënë se nuk po e bënte më këtë, raportoi “Bloomberg”.

“Facebook” nuk është përgjigjur në kërkesën e agjencisë Reuters, për të komentuar këtë raport. Kontraktuesit e jashtëm kanë kontrolluar nëse inteligjenca artificiale e “Facebook”-ut po interpretonte saktë mesazhet.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika të gjera nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e saj të privatësisë së përdoruesve.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e “Facebook” për të hedhur poshtë një padi, sipas së cilës, kompania mblodhi në mënyrë të paligjshme, dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues, pa pëlqimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, kompanitë “Apple” dhe “Google” pezulluan rishikimin e regjistrimeve me zë nga përdoruesit, pasi shqetësimet për privatësinë e të dhënave janë në rritje. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME