Categories Lajme

20-vjeçarja në Wuhan pa simptoma, infekton pesë të afërm me koronavirus

Një rast i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, ofroi të dhëna se si po përhapet koronavirusi, dhe sugjeroi pse mund të jetë e vështirë të ndalet.

Një grua 20-vjeçare kineze nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit të coronavirusit, udhëtoi 675 km në veri për në Anyang, ku infektoi pesë të afërm, pa patur shenja të infeksionit, njoftuan shkencëtarët kinezë, duke ofruar prova të reja se virusi mund të përhapet në mënyrë asimptomatike.

Studimi i këtij rasti i cili është botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, ofroi të dhëna se si po përhapet koronavirusi, dhe sugjeroi pse mund të jetë e vështirë të ndalet.

“Shkencëtarët kanë pyetur nëse mund ta keni këtë infeksion dhe të mos jeni i sëmurë? Përgjigja është me sa duket, po,” tha Dr. William Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Kina ka raportuar gjithsej 75.567 raste të virusit të njohur si COVID-19 tek Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përfshirë mbi 2.700 vdekje, dhe virusi tashmë është përhapur në mbi 26 vende dhe territore jashtë Kinës, shkruan Reuters.

Sipas raportit të doktor Meiyun Wang të Spitalit Popullor të Universitetit Zhengzhou dhe kolegëve të saj, gruaja udhëtoi nga Wuhan në Anyang më 10 janar dhe vizitoi disa të afërm. Kur filluan të sëmuren, mjekët izoluan gruan dhe e testuan atë për koronavirus. Fillimisht, gruaja e re doli negativ epër virusin, por një test vijues doli pozitiv.

Të pesë të afërmit e saj zhvilluan pneumoni COVID-19, por që nga ajo kohë, gruaja e re ende nuk kishte ende asnjë simptomë .Ajo nuk kishte ethe, stomak apo simptoma të frymëmarrjes, siç është kolla ose dhimbja e fytit .

Shkencëtarët në studim thanë nëse gjetjet përsëriten, parandalimi i infeksionit COVID-19 mund të jetë sfidues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME