Categories Lajme

Koronavirusi në Itali: 11 të v dekur dhe mbi 350 të infektuar në 9 rajone, përfshirë 4 fëmijë

Koronavirusi u ka marrë jetën 11 personave në Itali. Katër viktimat e fundit janë të moshuar,tre në Lombardi dhe një në Veneto. Ndërkohë mbi 350 njerëz të tjerë janë të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën. Ndërkohë virusi nga veriu, ku ishte dhe zona e shpërthimit, ka mbërritur në jug, në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana.

Bilanci në 9 rajone të Italisë është:  259 raste (duke përfshirë katër fëmijë) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut. Pritet konfirmimi i një pozitivi në Marche.

10:40 Kamerat termike të prodhuara në Kinë mbërrijnë në aeroportet italiane

Kamerat termike të gjeneratës së parë, Body Temp SN-T5, do të arrijnë në aeroportet kryesore italiane për të luftuar infeksionin koronavirus. Kjo teknologji është në gjendje të garantojë verifikimin efektiv të temperaturës së saktë të trupit dhe garanton njohjen automatike të personit të sëmurë. Instalimi i parë përfundoi këto ditë në aeroportin Fiumicino të Romës. Do të pasojnë Venecia, Firence, Pisa, Bolonja, Catania, Palermo, Verona, Trieste, Treviso, Brescia, Lamezia Terme, Napoli dhe aeroportet e tjera.

Ora 10:37 Papa Françesku: Pranë të sëmurëve dhe mjekëve që po e luftonë virusin

“Unë do të doja të shpreh edhe njëherë afërsinë time ndaj pacientëve me koronavirus dhe punonjësve shëndetësorë që i trajtojnë ata, si dhe autoriteteve civile dhe të gjithë ata që janë duke punuar për të ndihmuar pacientët dhe për të ndaluar infeksionin” deklaroi  Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit.

Ora 10:00 Moody’s: “Recesion global nëse koronavirusi shndërrohet në pandemi”

Koronavirusi ka qenë një goditje e madhe për ekonominë kineze dhe tani po kërcënon ekonominë globale. Një recesion global është i mundshëm nëse COVID-19 do të shndërrohej në një pandemi, dhe gjasat që të ndodhë janë të larta me përhapjen e infeksioneve në Itali dhe Korenë e Jugut. Ekonomia amerikane është më e izoluar nga ndikimi i virusit, por nuk është imune ndaj tij, dhe madje në këtë skenar ka të ngjarë të bjerë, parashikon Moody.

09:44 Në Lombardi 259 të infektuar, mes tyre 4 fëmijë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Lombardi ka arritur në 259 dhe për herë të parë përfshihen edhe të mitur për të cilët infeksioni është më i lehtë.

Katër të mitur u testuan pozitivë për koronavirusin në Lombardi. Konfirmimi vjen nga Këshilltari Rajonal për Mirëqenie, Giulio Gallera, sipas të cilit bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeç dhe një djalë 15 vjeç. Nga katër, dy janë në spital: një në San Matteo di Pavia dhe një në spitalin Seriate në provincën e Bergamos.

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, garantoi se nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbasin vitin shkollor. Ajo tha se viti shkollor mund të shtyhet deri në qershor.Urdhri për mbylljen e shkollave është deri më 15 mars. Ajo tha se prindërit dhe asgjencitë e udhëtimit do të kompensohen.

Ora 07:00 Conte: “Italia, vend i sigurt”

Sakaq  Kryeministri Conte  është përpjekur të të sigurojë se kjo është një emergjencë që mund të përballohet.

“Italia është një vend i sigurt, më shumë se shumë të tjerë”ka deklaruar ai.

Walter Ricciardi nga OBSH, njëherësh këshilltari i ri i Ministrit të Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, gjithashtu fton të ruhet qetësia, duke theksuar se “95% e të sëmurëve shërohen” dhe se “të gjithë të vdekurit tashmë kishin kushte serioze shëndetësore”.

Por virusi vazhdon të përparojë. Buletini e sheh gjithnjë Lombardinë në radhë të parë, me 240 të infektuar; e ndjekur nga Veneto (45), Emilia Romagna (26), Piemonte (3), Lazio (3), Siçilia (3), Toscana (2), Liguria (2) dhe Alto Adige (1).

Sipas Giovanni Rezza, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive, para se të identifikohej ‘çështja e indeksit’, domethënë 38 vjeçari nga Cologno, koronavirusi tashmë kishte qenë në qarkullim në zonën e Lodi për dy javë.

Masat për të ashtuquajturat zona të kuqe janë plotësisht në fuqi. Ushtria  mbërriti të martën për të mbikëqyrur pikat e kontrollit të Lodigianos .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME