Categories Lajme

200-230 raste në ditë tek infektivi në Tiranë, merren mostra për shkakun: Dyshohet nga uji

Rastet e shtuara në urgjencën e infektivit në QSUT, kanë vënë në lëvizje bluzat e bardha për të gjetur shkakun dhe mënyrën e përhapjes së virozës.

Brenda një dite, paraqiten rreth 200-230 pacientë në urgjencën e infektivit në QSUT,  numër ky i pazakontë për një situatë normale.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije për Report Tv, se për të qartësuar këtë situatë dhe për të gjetur shkakun, janë marrë mostra nga rastet qe janë paraqitur në urgjencë, dhe po bëhet analizimi i tyre.

Tashmë pritet përgjigja e Institutit të Shëndetit Publik për të përcaktuar se çfarë e shkakton këtë virozë dhe si po përhapet. Simptomat e rasteve të paraqitura në urgjencë, janë të njëjtat: temperaturë e lartë, të vjella, humbje ekuilibri dhe dhimbje koke.

Për sa i përket analizave të ujit, nga ku dyshohet se po përhapet viroza, të njëjtat burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto janë kontrolle periodike që bëhen vazhdimisht. Dhe pa dalë ende përgjigja nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk mund të thuhet ende me siguri se çfarë e shkakton.

Kujtojmë se një javë më parë, mjekë të shërbimit të infektivit, bën deklaratë për fluksin e shtuar si dhe u  bënë thirrje  qytetarëve që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes dhe jo direkt në urgjencë, kjo për ti dhënë mundësi pacientëve që kanë vërtët nevojë për ndihmë të specializuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME