Një grua që lindi fëmijën e saj të dytë ndërsa ishte në gjendje kome, të shkaktuar nga mjekimi pasi kontraktoi koronavirusin, më ka mbajtur vajzën e saj të vogël në krah për herë të parë. Primachenko, 27 vjeç, ishte 33 javë shtatzënë kur u infektua me koronavirus më 24 mars, dhe një javë më vonë ajo ishte në gjendje kome dhe me një ventilator në Qendrën Mjekësore Legacy Salmon Creek në Vancouver, Washington.
Kur u zgjua në 6 Prill, Angela zbuloi se ajo kuishte qenë pa vetëdije dhe kishte lindur një vajzë foshnje, Ava. Sidoqoftë, nëna e dy fëmijëve nuk ishte në gjendje ta vizitonte ose mbante vajzën e saj derisa u testua dy herë negative për COVID-19, gjë që më në fund ndodhi në 15 Prill.
“Ndihem si një e mbijetuar nga mrekullia”, tha, ndërsa shtoi se ishte shumë e lumtur që më në fund takonte të voglën e saj. Angela u shpreh se nuk e kishte idenë ku e kishte marrë virusin, por pas shërimit ndjehet optimiste, ndërsa theksoi: “Ka shpresë, edhe në ditët më të vështira, në kohët më të errëta, ka shpresë. Ne mund të mbështetemi te Zoti, njerëzit dhe komuniteti”.