Categories Bota

2964 ndërruan jetë për një javë në Holandë nga…

Gati 400 njerëz më shumë kanë vdekur në Holandë gjatë valës rekorde të të nxehtit në Evropë në krahasim me një javë normale verore, ka thënë agjencia shtetërore holandeze e statistikave, CBS, të premte. Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që nisi më 22 korrik, ka thënë CBS-ja, që është rreth 15 për qind më shumë sesa për një javë mesatare gjatë sezonit të verës, raporton Reuters.

Temperaturat rekorde pushtuan Evropën gjatë ditëve të fundit të korrikut, dhe për herë të parë që kur kanë nisur të regjistrohen temperaturat, Holanda preku 40 gradë celsius më 25 korrik, transmeton Koha.net. Numri total i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me shkallën gjatë dy valëve të të nxehtit më 2006, që ishin më të gjatat ndonjëherë të shënuara në vend, kanë thënë hulumtuesit.

Rreth 300 nga viktimat shtesë ishin në mesin e personave të moshave 80 vjeçare e më të vjetër. Shumica e vdekjeve ndodhën në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më shumë sesa në pjesët tjera të vendit.

Holanda ka popullatë prej rreth 17 milionë banorësh. Vala e të nxehtit ishte e dyta që goditi Evropën brenda një muaji, dhe specialistët klimatikë paralajmërojnë se valë të tilla të të nxehtit mund të bëhen më të zakonshme derisa planeti ngrohet si pasojë e emetimeve të gazrave serrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME