Categories Teknologji

Një laptop si një celular, Samsung prezanton Galaxy Book S

Prisnim të paktën një surprize nga Samsung ditën e djeshme dhe e morëm. Në fund të aktivitetit Unpacked, Samsung debutoi Galaxy Book S, një sistem të hollë dhe të lehtë krijuar në bashkëpunim me Microsoft dhe Qualcomm.

Laptopi vjen me Windows 10 në një procesor Qualcomm. Një prej dhuntive më të mëdha të çipit të Qualcomm është jetëgjatësia e çmendur e baterisë, plot 23 orë me një karikim të vetëm sipas kompanisë.

Galaxy Book S ka një portë USB-C në të dy anët që do të thotë se mund ta karikoni edhe me adapterin e Galaxy Note 10. Për këtë arsye kompania ishte shumë proaktive me kompabilitetin e Windows për Note 10. Madje ishte fituar edhe CEO i Microsoft Satya Nadella për të diskutuar partneritetin në rritje mes dy kompanisë i cili ka në shënjestër kë tjetër veç Apple.

Në brendësi të laptopit fshihet një procesor Snapdragon 8cx 7-nanometër me tetë bërthama. Vjen në dy ngjyra dhe ka ekran 13-inç me prekje. Samsung thotë se ngjan me një laptop por ka esencën e një smartfoni falë çipit dhe konektivitetit LTE. Laptopi ka kamër frontale 720p HD, 8GB RAM, portë microSD, sensor të shenjave të gishtërinjve, sensor drite, altoparlantë AKG stereo dhe teknologjinë Dolby Atmos.

Galaxy Book S del në shitje në Shtator për 999 dollarë. /PCWorld Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME