Categories Lajme

3 humbje jete, dhe mbi 900 raste të reja në vendin tonë

3 persona kanë humbur jetën në vendin tonë në 24 orët e fundit ndërsa janë regjistruar 905 raste të reja me koronavirus. Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 905 qytetarë, në këto bashki: 200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME