Categories Lifestyle

3 pyetjet që mjaftojnë për të mësuar se sa të zgjuar jeni

Testet e inteligjencës (IQ) janë të njohur sepse ofrojnë një formulë e cila ju mundëson ta krahasoni inteligjencën tuaj me të tjerëve. Testi CRT (Testi i Reflektimit Kognitiv) njihet si testi më i shkurtë në botë i inteligjencës sepse përbëhet nga vetëm tri pyetje, transmeton Telegrafi.

Ky test i referohet aftësisë tuaj për ta identifikuar një problem të thjesht, i cili pas pak sekondave duket shumë më i vështirë sesa në shikim të parë. Aq më shpejt që i zgjidhni këto tri probleme, aq më inteligjent jeni.

Pyetjet janë këto

  1. Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë 1.10 euro në total. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?
  2. Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?
  3. Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?

Përgjigjet e shumicës së njerzve

  1. 10 centë
  2. 100 minuta
  3. 24 ditë

Por të gjitha këto përgjigje janë të gabuara.

Përgjigjet e sakta

  1. Topi faktikisht kushton 5 centë.

Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë formula është kjo:

X + 1E

Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1

2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1

X = 0.05

  1. Nevojiten 5 minuta për t’i krijuar 100 pajisje

Pesë makina mund t’i krijojnë pesë pajisje për pesë minuta; prandaj një makinë mund ta bëjë një pajisje në pesë minuta. Kësisoj nëse 100 makina janë duke krijuar pajisje, ato mund t’i krijojnë 100 pajisje në pesë minuta.

  1. Nevojiten 47 ditë që grumbulli ta mbulojë gjysmën e moçalit

Shumë e thjeshtë – çdo ditë grumbulli dyfishohet sa i përket madhësisë, që i bie në ditën paraprake kur e ka mbuluar tërë moçalin, grumbulli ka qenë sa gjysma e moçalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME