Categories Lajme

3 shtete tërhiqen nga njohja e Kosovës, Ministria e Jashtme: Serbia po krijon lajme të rreme

Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se është duke prodhuar lajme të rreme për “zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën”.

Duke rikujtuar se si edhe në të kaluarën autoritetet serbe kanë kryer siç ka thënë kjo ministri propagandë me njoftimet se Guniea Bissau, Liberia, Gana, kanë tërhequr njohjet për Kosovën, zyrtarët e kësaj ministrie kanë shprehur shqetësim për përhapjen e këtyre lajmeve të pavërteta në media të ndryshme të Kosovës dhe të atyre në botë, raporton REL.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se këto masa të Serbisë janë duke u marrë “në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces”.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka ardhur pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ditën e martë se Lesoto ka tërhequr njohjen për shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME