Categories Lajme

3 studentë do të kthehen nga Kina, Manastirlliu tregon çdo ndodhe me ta

Tre studentë shqiptare që studiojnë në Wuhan, në Kinë, po kthen në vend për shkak të virusit koronavirus që tashmë ka shkaktuar 106 vik tima. Lajmin e dha dje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku tha se mund të ketë dhe persona të tjerë që janë kthyer më herët nga Kina, duke qenë se kjo periudhë përkon me Vitin e Ri kinez. “Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Dy raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez.”

Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, sqaroi se studentet e kthyera do të duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë, sipas protokollit, për të siguruar që nëse kanë virurin koronavirus, ai të mos transmetohet: “Ata mund të mos jenë të infektuar, por duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi.” Pas bërjes së analizave, përgjigja nëse pacienti është i prekur me koronavirus apo jo merret brenda 24 orëve. Deri në tani në Shqipëri nuk është hasur asnjë rast, ndërsa sipas të dhënave të ambasadës shqiptare në Kinë, aty gjenden rreth 400 shqiptarë, mes të cilëve 60 studentë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME