Njohja dhe kryerja e marrëdh.ënieve in.time me një vajzë të m.itur, i ka kushtuar lirinë një të riu nga Durrësi. Protagonisti është një 28-vjecar i cili punonte si shpërndarës picash, i arre.stuar në fund të Nëntorit dhe i lënë nën masën “arr.est me b.urg” disa javë më parë nga Gjykata Penale e Durrësit. BoldNews zbardh hetimet e prokurorisë, që kërkoi arr.est me bu.rg për të riun, ndryshe nga mbrojtja që kërkoi një masë më të zbutur. Në fund, gjykata vendosi në favor të ak.uzës.
Kallëzimi
Hetimet nisën pasi një kallëzimi më 22 Nëntor, nga e ëma e vajzës 13 vjeçe, që çoi më pas në arr.estimin e të riut. Sipas dosjes që prokuroria ka paraqitur në gjykatë: Në ora 11.00 është paraqitur ne Komisariatin e Policisë Durrës një shtetase e cila ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të vajzës së saj Anxhela, 13 vjeçe (BoldNews po i referohet vajzës si Anxhela në mbrojtje të privatësisë). Në kallëzimin e saj, ajo ka deklaruar se në datën 19 Nëntor, vajza e saj e mi.tur ka shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer në banesë. Menjëherë ka shkuar tek shkolla ku ka pyetur rojën, i cili i ka thënë se rreth orës 12.15, vajza e saj i ka kërkuar telefonin që të fliste me nënën dhe pastaj ka ikur. Atë ditë e kanë kërkuar, por nuk e kanë gjetur. Te nesërmen, ka marre njoftim nga tezja e saj se kishte komunikuar me FB me Anxhelën ku i kishte thënë se ‘jam mire’ dhe kjo e kishte bindur që të kthehej në shtëpi, por vajza nuk donte dhe më vonë ka shkuar tek tezja ku ka qëndruar atë nate.
Më datën 21 Nëntor, rreth orës 23.30, kur tezja ka rënë për të fjetur, Anxhela ka marrë telefonin e tezes dhe ka dale fshehurazi e është larguar. Rreth orës 01.00, tezja e vajzës është ngritur dhe ka parë që mbesa nuk ndodhej në shtëpi, ka vajtur tek e ëma dhe e ka njoftuar por vetëm rreth orës 04.00 kanë bërë të mundur që të komunikonin dhe ta pyesnin se ku ndodhej. Ajo u ka thënë se ndodhej në një lokal në afërsi të urës së Dajlanit. Menjëherë kanë njoftuar policinë dhe më pas kanë shkuar tek vendi ku e kanë marre Anxhelën dhe janë paraqitur në polici ku kanë bërë edhe kallëzim. Në kallëzimin e saj, ajo ka deklaruar se e ka pyetur vajzën se ku ka qenë, por ajo nuk ka thënë gjë dhe nëpërmjet telefonit të tezes ka arritur te gjejë një numër në të cilën vajza e saj ka kontaktuar në momentin kur është larguar.
Dëshmia e 13-vjeçares
Në kallëzimin e saj, shtetasja e mitur e cila u pyet në prani të psikologes, mbrojtëses dhe prindit, ka deklaruar se ajo është nxënëse e shkollës 9-vjeçare “XXXX” Durrës. Më datën 19 Nëntor, ajo ka qenë në shkolle dhe kur ka dalë nga shkolla nuk ka shkuar në shtëpi, por te “Vila e Zogut” e ka qëndruar deri në orën 20.00. Me pas, ka shkuar tek një shoku i saj të cilin e ka takuar rastësisht ku ka qëndruar me të deri në darke dhe e ka këshilluar që të shkonte në shtëpi, por kur e ka parë që nuk kam shkuar, të dy kanë shkuar në plazh me një taksi dhe kanë qëndruar tek një lokal e më pas tek një Fast-Food deri në orën 01.00 dhe më pas ka vajtur tek një shok i shokut që takoi më herët ku ka fjetur aty. Në mëngjes i ka shkruar tezes se saj që ‘jam mire mos u shqetëso’ dhe me këmbënguljen e saj ka shkuar tek shtëpia e tezes rreth orës 14.30 dhe ka qëndruar aty. Më datën 21 Nëntor rreth orës 19.00, ka porositur me telefon tek piceri XXXX një sanduiç me telefonin e tezes dhe porosinë e ka sjellë një djalë i ri rreth moshës 18 vjeç me motor. Kur janë takuar, djali i ka bërë komplimente, i ka kërkuar numrin e telefonit, por ajo nuk ja ka dhëne, vetëm ajo i ka kërkuar telefonin. Pasi ka marrë sanduiçin, janë ndarë dhe ka vajtur tek shtëpia e tezes. Pas pak, ka marrë telefonin e tezes dhe i ka rënë telefonit të djalit dhe gjithë darkën kanë komunikuar bashkë. Kur e ka parë që është ndjerë mirë, djali i ka thënë që të ‘takohemi nesër’, por Anxhela i ka thënë që të takoheshin mbas orës 24.00, kur të flejë tezja.
Rreth orës 00.30, e ka marrë në telefon djali duke pyetur dhe i ka thënë që të zbresë poshtë pasi po e priste me motor. Ka zbritur ku ka marrë edhe telefonin me vete dhe kanë ikur në drejtim të Spitallës dhe kanë shkuar të dy bashkë në hotel tek një dhome me numër 301 në katin e tretë. Ne ketë dhomë pasi kanë biseduar dhe kanë rënë dakord që të lidheshin, janë shtrire për të fjetur dhe kanë kryer të dy bashkë marrëdh.ënie se.ksuale me dëshirën e të dyve dhe jo e kërc.ënuar apo me dhu.në. Më pas, kanë ikur nga hoteli dhe e ka lenë tek një lokal tek Ura e Dajlanit dhe ka komunikuar edhe me familjen se ku ndodhej, të cilët kanë ardhur dhe e kanë marrë e më pas janë paraqitur në polici. Gjithashtu ka deklaruar se personi që e ka marrë dhe kanë shkuar në hotel ku kanë kryer marrëdh.ënie se.ksuale është shtetasi K. i cili është personi që punon tek piceri XXXX. Nga ana e policisë është shkuar edhe tek hotel XXXX ku është mbajtur edhe proces verbal mbi verifikimin e thënieve të të mi.turës dhe këqyrur dhoma në të cilën e mi.tura ka kryer marrëdh.ënie me shtetasin K.
Dëshmia e punonjësit të hotelit
Gjithashtu u nënë edhe verifikimet dhe këqyrja e regjistrit nëse të dy shtetasit e mësipërm ishin të regjistruar, por rezultoi se në hotel nuk kishte regjistrim për shtetasit e mësipërm. Po kështu, është pyetur edhe shtetasi R., i cili është i punësuar tek hoteli dhe në deklarimet e tij ka deklaruar se me datën 21 Nëntor, rreth orës 19.00, ka shkuar një djalë i gjatë rreth moshës 20 vjeç ku i ka kërkuar një dhome dhe ky i ka dhënë çelësat për dhomën 301, e ka paguar në shumën e 2500 lekëve dhe është larguar duke marre edhe çelësin me vete, ka vajtur në dhome ku ka qëndruar për rreth 1 orë, ka zbritur ku ka pirë kafe tek lokali dhe nuk e ka parë më. Vetëm më datën 22 Nëntor, rreth orësh 07.00, djali ka zbritur i vetëm duke dorëzuar edhe çelësin.
Dëshmia e të akuzuarit
Në lidhje me këtë procedim, është pyetur edhe shtetasi K. si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Ai ka deklaruar se është i punësuar tek piceri XXXX ku shpërndan porosi me motor. Më 21 Nëntor, ka qenë tek ish rajoni i policisë në lagjen Nr 5 Durrës për të shpërndarë porosi e duke marrë porosi i është afruar një vajzë. Ai e ka pyetur ‘se sa vjeçe je’, e ajo i ka thënë ‘18 vjeçe’. Ajo i ka kërkuar numrin e telefonit i cili është ***** dhe është larguar. Rreth orës 22.00, e kë marrë në telefon e i ka thënë që ti dërgojë një sanduiç që cilin ja ka dërguar duke marrë edhe leket e është larguar. E ka marrë përsëri vajza, e cila insistonte që të takoheshin. I ka thënë që do të takoheshim në mëngjes, por duke qenë se isha në punë janë takuar rreth orës 01.00 afër ish rajonit të policisë dhe kanë ecur në këmbe dhe kanë vajtur tek hotel XXXX, ku kane marrë një dhomë me numër 301 në shumën e 2500 lekëve. Janë futur brenda dhe kanë kryer marrëdh.ënie me dëshirë. Kanë qëndruar deri në orën 03.00 dhe pastaj kanë dalë nga hoteli, e ka çuar vajzën tek ura e Dajlait dhe është larguar.
