Categories Lajme

3 të vd ekur nga Listeria në Spanjë/ Sekuestrohen sasi të mëdha mishi, paralajmërim epidemik

Autoritetet shëndetësore spanjolle të Andaluzisë kanë konfirmuar vdekjen e tretë në lidhje me epideminë nga Listeria, prekur prej së cilës, deri tani, janë regjistruar 203 raste të konfirmuara, 66 të mundshme dhe 33 të dyshuara.

Viktima e re e shkaktuar nga Listeria është një grua 74-vjeçare, e cila humbi jetën në spitalin ‘Virgin del Rocio’ në Seville, ku janë raportuar shumica e infeksioneve.

Origjina e zinxhirit të infeksioneve, më e rëndësishmja në historinë e Spanjës, është identifikuar se e ka prejardhjen nga mishi I ndotur i markës ‘La Mechà, prodhuar nga kompania ‘Magrudis’, një kompani me qendër në Seville, mishi i së cilës është tërhequr nga tregu.

Çfarë është Listeria?

Listeria është një infeksion që transmetohet nga bakteri Listeria monocytogenes, i cili mund të jetë i pranishëm në qumështin e papërpunuar dhe nënproduktet e qumështit, si dhe në ushqime të ftohta të gatshme, të tilla si sanduiçe dhe mishi i përpunuar. Në shumicën e personave të prekur, Listeria shkakton simptoma të buta, por mund të paraqesë rrezik serioz për gratë shtatzëna dhe të palindurit, si dhe për njerëzit e moshuar apo ata me mbrojtje të dobët imune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME