Categories Lajme

3-vjeçarja rrëzohet brenda në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital

Policia ka njoftuar se në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, Korçë.

Mësohet se 3-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital. “Korçë/Informacion paraprakMë datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen detajet e plota të ngjares, që do të bëhen të ditura më vonë nga mediat dhe vetë policia, tani primare është gjendja shëndetësore e vogëlushes.

Nga burime jozyrtare thuhet së bëhet fjalë për një kopsht privat, por ende nuk dihet si vogëlushja iu ka shpëtuar syvë të edukatoreve që duhet të kujdeseshin për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME