Categories Lajme

Babai vret djalin e tij 5 vjeç sepse ish-gruaja gjen të dashur të ri

Një baba është kapur nga policia i akuzuar se ka mbytur djalin e tij pesëvjeçar për vdekje dhe se i ka dërguar fotografi të kufomës ish-gruas së tij sepse ajo gjeti një të dashur tjetër.

Gabriel Enrique Gonzales Cubillos la trupin e djalit të tij, Gabriel Esteban, në një dhomë hoteli në Departamentin e Cundinamarca, në Kolumbinë qendrore pas vrasjes.

50-vjeçari u arrestua në një pikë kontrolli trafiku ku mediat lokale raportuan se ai ishte përpjekur të korruptonte policinë për ta lënë të kalonte.

Babai vret djalin e tij 5 vjeç sepse ish-gruaja gjen të dashur të ri

Policia mendon se ai kreu vrasjen e të birit sepse ish-gruaja e tij gjeti një partner të ri.

Cubillos dyshohet se e ka rrëmbyer djalin e tij të dielën më 2 Tetor, përpara se ai të akuzohet për vrasje në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Thuhet se ai i dërgoi Consuelo Rodriguez, ish-gruas, një fotografi të trupit të Gabrielit të vogël dhe rrëfeu për vrasjen.

Mesazhi që i shkruajti në WhatsApp ishte: “Ai nuk vuajti. Tani mund të kënaqeni vetëm me Edilson dhe Wesly pa Tricitico dhe pa mua. Urime.”

Babai vret djalin e tij 5 vjeç sepse ish-gruaja gjen të dashur të ri

Identitetet e personave të tjerë të përmendur në mesazhin e tij janë aktualisht të paqarta.

Cubillos thuhet se i ka lënë një USB ish-gruas së tij duke detajuar planin e tij të sëmurë. Djali i ri u gjet i vdekur në hotelin El Rey, në Melgar, sipas mediave lokale. Mësohet se ai vdiq nga asfiksia mekanike. Hetimi është në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME