Categories Covid-19

“30 shqiptarë kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit”, ‘Xhaxhi doktori’ denoncon

Fshehja e numrit të viktimave nga Covid-19 ka hapur një debat të madh ditët e fundit. Mjeku imazherist, Renato Osmenaj, i njohur ndryshe si ‘Xhaxhi Doktori’ ka treguar në ‘Tempora’ se ka bërë kërkime dhe ka gjetur deri më tani më shumë se 30 viktima që nuk janë regjistruar si të tillë për shkak të virusit.

Osmenaj ka thënë se qytetarët që kanë humbur betejën me Covid-19 jo në spitalet covid nuk janë regjistruar nga autoritetet. “Numrat nuk janë të saktë. Nëse dëgjojmë deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë nga marsi deri tani, falë masave të qeverise, në tre spitale covid ka të dhëna se sa janë shëruar apo kanë vdekur.

Shifrat e viktimave të qeverisë janë vetëm për tre spitalet covid. Unë kam 30 emra që mund të janë të vdekur nga Covidi dhe kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit, nga Turqia. Kanë shkuar 280 me charter dhe 30 kanë humbur betejën. Janë kthyer për t’u varrosur se janë shqiptarë, nuk janë të raportuar nga qeveria. Një e kam nga Elbasani që ka vdekur në një ambulancë të Korçës duke u kthyer, u bënë 31”, tha Osmënaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME