Categories Bota, Covid-19

Fëmija 10-vjeç humb jetën nga Covid-19, rrëfehen prindërit

Një djalë dhjetë vjeç me sëmundje të tjera shoqëruese, përfshirë epilepsinë, është bërë një nga personat më të rinj që ka ndërruar jetë nga Covid-19 në Britani. Fehzan Jamil, nga Bradford, vdiq dje në Infermarinë Mbretërore të Bradfordit pasi u sëmur me Covid-19.

Prindërit e tij Tayaba dhe Mohammed thanë për Channel 4 Neës se djali i tyre kishte epilepsi dhe disa sëmundje të tjera shëndetësore. Në një intervistë prindërit e tij thanë se ai ishte një ‘luftëtar me të vërtetë i guximshëm, ai ishte një ushtar’. Nuk dihet kur dhe si ai u sëmur me virusin vdekjeprurës.

Babai i tij Mohammed tha: ‘Ishim katër vetë, tani janë vetëm tre. Dhimbja është e papërshkrueshme. Nëna e tij Tayaba shtoi: ‘Thjesht nuk mund ta përshkruaj humbjen tonë. Çdo gjë ndihet bosh tani.’ Familja u përpoq të mbrojë Fehzan sa më mirë që të mundej gjatë pandemisë, duke ditur se çështjet e tij shëndetësore e bënin atë të pambrojtur.

‘Ne u përpoqëm ta mbanim Fehzan në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe askush nuk hyri në shtëpi pa maskë. Ne u përpoqëm më të mirën për ta mbajtur atë të sigurt, por Covid e infektoi atë, ‘tha ajo. Fehzan ishte trajtuar në Bradford Royal Infirmary ‘për shumë vite’ dhe familja tha se stafi i la ata të qëndronin pranë tij ndërsa ai vdiq. Teyaba tha: ‘I gjithë stafi ishte shumë i mirë me ne. Ata e njohin Fehzan-in për shumë vite dhe gjithmonë janë kujdesur për të. Ata na lënë të jemi pranë tij kur ai vdiq.’

Kur Fehzan hyri për herë të parë në spital, familja nuk u shqetësua sepse ishin mësuar me udhëtimet e tij në spital. ‘Por kjo herë doli ndryshe, ai kurrë nuk erdhi në shtëpi. Covid e mori atë nga ne, ‘tha Mohammed. Fehzan besohet të jetë një nga viktimat më të reja të pandemisë. Një 12 vjeçar vdiq në qershor, një foshnjë 13 ditore vdiq më 18 qershor dhe një djalë 11 vjeçar vdiq në prill.(M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME