Categories Lajme

Kuvendi miraton ndryshimin e “Ligjit për Investimet Strategjike”(VENDIMI)

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për “Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, pas propozimit të depozituar nga deputeti Arben Pëllumbi në datë 9 shtator të këtij viti.

Kërkesa e Pëllumbit ishte që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të cilat synojnë të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik”, të zgjatej nga data 31 dhjetor 2021 që ishte afati final deri në datë 31 dhjetor 2023.

Në kërkesën e tij, Arben Pëllumbi thotë se përshkak të Covid-19 ka qenë i pamundur finalizmi i këtij projektligji të ri “Për Investimet”.

Ndër të tjera, Pëllumbi sqaron në kërkesën e tij se ky ndryshim në projektligj është i nevojshëm për arsye se legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për
investimet strategjike.

Kërkesa e Arnben Pëllumbit

Qëllimi i projektligjit është miratimi i një ndryshimi në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Shtyrja e këtij afati është miratuar edhe më parë pasi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është në proces hartimi i një projektligji “Për investimet”, i cili ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për
investimet strategjike.

Për shkak të pandemisë COVID 19, ka qenë i pamundur finalizimi i këtij projektligji të ri “Për investimet”. Në këto kushte propozoj që afati i zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, të shtyhet deri më datë 31
dhjetor 2023.

VENDIMI, KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI: Ne ligjin nr.55/2015 “Per investimet strategjike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, behet
ky ndryshim:

Neni 1 Ne nenin 36 fjalet “…. data 31 dhjetor 2021″ zevendesohen me fjalet” data 31 dhjetor 2023″.

Neni2 Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. KRYETARI LINDITA NIKOLLA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME