Categories Lajme

Policia e Tiranës arreston në Qerret të shumëkërkuarin, dalin pamjet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Në pranga ka rënë shtetasi A.Mikeli, banues në Tiranë, i kapur në kuadër të operacionit të koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last move”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Qerret, Kavajë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– A.Mikeli, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A.Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME