Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri të ndodhur më 23 gusht 2022 në Tiranë ne rrugen Tasim Shehu
Albert Ostreni u arrestua në rrugën “Teki Selenica”.
49 vjeçari ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Mejdani, 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga dy shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar më parë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e një shtetasi në rrugën “Teki Selenica” ndërsa një grua e ndihmonte duke i dërguar ushqime.
Albert Ostreni “Ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. M., 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit F. G., në rrugën “Teki Selenica”, ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari” informoi sot policia e Tiranës ndërsa vë në dispozicion dhe video nga operacioni i arrestimit.
49 vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Në pranga ra dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetasja e cila i çonte ushqim, të dy për përkrahje të autorit të krimit.
Operacioni u kodua “Fresku” .
Gjate kontrollit te baneses të shtetasit A. P. (O), ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Edhe ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti (përforcues metalik). oranews
