Një 35 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi në furgonin e tij janë gjetur “31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person” informoi sot policia.
Forcat blu kishin marrë informacion dhe kanë ndaluar furgonin.
Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
