Categories Covid-19, Lajme

4 humbje jete , 346 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot katër humbje jete në 24 orët e fundit. Gjithashtu, nga 2317 testime kanë rezultuar 346 qytetarë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 27 në Fier,  16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq. Janë 5,982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME