Categories Lajme

Zbulohen detajet/ Kuvendi i 11 dhjetorit, nis në ‘Air Albania’ dhe do të përfundojë në selinë e PD

Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, teksa foli për detajet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, deklaroi se Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar, duke konfirmuar se  Kuvendi do të nisë në orën 10 të mëngjesit.

Ndër të tjera Floriana Garo, thotë se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar. Ajo shtoi se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth orës 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur  të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent.

Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend.

Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie.  Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike,”- tha Floriana Garo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME