Categories Lajme

Franca arreston njeriun e gabuar për vrasjen gazetarit Jamal Khashoggi,policia e lë të lirë pas disa orësh

Disa orë pas arrestimit të tij në aeroportin e Parisit në Francë, autoritetet kanë liruar te dyshuarin për v rasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Burimet franceze e quajtën të martën njeriun si Khalid Alotaibi, me të njëjtin emër si një ish-anëtar i Gardës Mbretërore Saudite i listuar në dokumentet e sanksioneve të SHBA-së dhe Britanisë dhe në një raport  nga OKB-ja si i përfshirë në v rasjen e Khashoggi në Turqi. Ambasada saudite në Paris tha se personi i arrestuar nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë.

Një burim sigurie në Arabinë Saudite shtoi se “Khaled Alotaibi” ishte një emër shumë i zakonshëm në mbretëri dhe se personi që francezët mendonin se po mbanin në fakt po vuante b urgun në Arabinë Saudite së bashku me të gjithë të pandehurit në këtë rast.

Prokurorët thanë se kontrollet kishin treguar se një urdhër i lëshuar nga Turqia, i cili kishte cuar ne arrestimin e tij  kur pasaporta e burrit u skanua gjatë kontrolleve kufitare, nuk zbatohej për njeriun e arrestuar në aeroport.

Khashoggi, një gazetar i Washington Post dhe kritik i sundimtarit de-fakto të Arabisë Saudite i njohur si MBS, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, u pa për herë të fundit duke hyrë në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018. Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij u copëtua dhe u zhduk. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Lajmi për arrestimin kur mendohej se ai ishte vërtet njeriu i kërkuar nga Turqia shkaktoi një valë reagimesh, me grupet e të drejtave dhe Hatice Cengiz, e fejuara e Khashoggi, duke shprehur lehtësim që një i dyshuar i tillë i profilit të lartë do të gjykohej.

Një raport hetimor i OKB-së i vitit 2019 tha se Al-Otaibi ishte një anëtar i një ekipi saudit prej 15 personash të përfshirë në vrasjen e Khashoggi pasi gazetari shkoi në Konsullatën Saudite në Stamboll për të marrë një dokument për ta lejuar atë të martohej me Cengiz.

Arrestimi kishte ardhur në një kohë të ndjeshme, vetëm disa ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi bisedime ballë për ballë në Arabinë Saudite me Princin Mohammed, duke u bërë lideri i parë i madh perëndimor që vizitoi mbretërinë që nga v rasja e Khashoggi.

Macron e konsideron Arabinë Saudite jetike për të ndihmuar në krijimin e një marrëveshjeje paqeje në mbarë rajonin me Iranin, si dhe një aleat në shtytjen kundër grupeve të vijës së ashpër nga Lindja e Mesme në Afrikën Perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME