Categories Lajme

4 vite burg për shoferin që i vrau të bijën/ Nëna: Na mashtruan me aktin noterial, e përdorën sikur i falëm

Shtohet më shumë dhimbja në familjen Garunja. Nëna e njërës prej viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit, kërkon drejtësi. Në aksident humbën jetën 2 vajza të reja dhe u plagosën dy të tjera, por një ditë më parë Gjykata e Elbasanit vendosi të jap një vendim skandaloz për autorin Behar Pema, 58-vjeç, i cili drejtonte mjetin i dehur. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në arsyetimin e gjykatës thuhet se familjarët e viktimave e kishin falur autorin.

Nëna e 19-vjeçares, Rezmie Garunja ka mohuar që ajo dhe familja tjetër që humbi vajzën në këtë aksident të ketë falur autorin. Për ”Report Tv”, ajo denoncon se janë mashtruar, pasi avokati i Behar Pemës u kishte kërkuar që të firmosnin një akt noterial, ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënën në dorë drejtësisë. Ky akt noterial sipas nënës së Lusinda Garunjës, është keqpërdorur në Gjykatë pasi është interpretuar sikur familjarët e kanë falur autorin.

”Ne nuk duam vetëgjyqësi, por jo se i kemi falur. Ne kemi kërkuar drejtësi dhe nuk kemi hasmëri me familjen e autori. Ne kishim besim te drejtësia, por jo se kemi falur autorin. Aktin noterial që u paraqit në gjykatë na e kërkoi avokati i Behar Pemës dhe e kërkoi se mos mendonte se ne do hakmerreshim. Edhe familja tjetër e ka firmosur këtë akti, ne kemi firmosur me vullnet pasi kërkonin që të mos kishte hakmarrje por drejtësi për autorin.

Jemi mashtruar më këtë deklaratë që firmosëm. Unë e kam dhënë me noter në Shkodër, ne e kemi bërë për jo hakmarrje, por jo që ai të dënohet me 4 vite burg. Ishin 4 jetë, pavarësisht se 2 shpëtuan fal zotit. Jam shumë e mërzitur me dënimin që kanë dhënë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME