Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendin tonë. Nga 2374 testime ka rezultuar pozitiv 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.
COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 840 Të shëruar ne 24 orë 331
Të shtruar në spitale 479 Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.374 Testime totale 204.008 Raste pozitive 42.988 Raste të shëruara 21.617 Raste Aktive 20.466 Humbje jete 905
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 10946 Durrës 1356 Elbasan 860 Fier 1562 Korçë 1135 Vlorë 1045 Shkodër 919 Lezhë 739 Berat 720 Kukës 428 Dibër 249 Gjirokastër 507.
