Categories Lajme

459 mln euro është fatura e pagave në risk në sektorët në Shqipëri

Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që janë mbyllur nga kriza e Covid-19, kryesisht shërbime, ndërsa 14.7% janë në aktivitete që janë përballur me kërkesë të ulët si rrjedhojë e situatës, kryesisht në industrinë tekstile e këpucë (45% në total). Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Bankës Botërore, që analizon perspektivën e firmave dhe cenueshmërinë e tyre nga Covid-19.Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur. Në Mal të Zi, psh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%.

Fatura e pagave në risk për këta punonjës të prekur është 290 milionë euro për punonjësit në aktivitetet e mbylluradhe 167 mln euro për ata në bizneset e përballuara me rënie kërkese. Banka Botërore raporton se në total në vit, fatura e pagave në rrezik llogaritet në rreth 38 përqind të totalit të pagave, ose 459 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro që është totali i pagave (llogaritë janë bërë për të dhënat e vitit 2016). Nga kjo, fatura e pagave në shërbime është 290 milionë euro.

Shqipëria, thotë raporti, mund të presë një barrë më të madhe në shërbime, duke qenë se akomodimi dhe shërbimet ushqimore punësojnë 13.4%. Ndërkohë që ndërsa prodhimi mund ta marrë veten shpejt pas heqjes së kufizimeve, Shqipëria dhe Mali i Zi do të rekuperojnë më me vonesë sektorin e turizmit.

Ndërmarrjet mikro dhe të vogla janë ndikuar më negativisht se firmat e mesme e të mëdha, thotë raporti. Ndërmarrjet e vogla janë më shumë në rrezik, thotë Banka. Pesha mesatare e firmave të vogla në sektorët e brishtë është 72% në Maqedoni, në Serbi dhe Shqipëri për secilën me 88% dhe për Malin e Zi 92%. Industritë e turizmit dhe shërbimeve veçanërisht kanë përjetuar një efekt më të ashpër se pjesa tjetër e ekonomisë. Në Shqipëri, rënia e kërkesës për turizmin është cituar si pengesa kryesore, më shumë se në çdo sektor tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME