Categories Politike

Flasin ambasadorët që bënë të mundur marrëveshjen për reformën zgjedhore

Në përmbyllje të takimit të këshillit politik, kanë qenë ambasadorët e SHBA-ve, BE-së e Britanisë së Madhe ata që kanë folur në lidhje me dakordësimin e reformës zgjedhore. Yuri Kim: Jemi shumë të kënaqur që pamë këshillin politik të arrijë në një marrëveshje, në sajë të të gjitha atyre orëve punë. Çdo parti politike dhe çdo politikan dhanë kontributin e tyre dhe u dhanë shumëçka.

Shumë do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme, por ky është një hap i rëndësishëm përpara. Për aqsa është i shqetësuar SHBA, ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do të vijojmë t’ju mbështesim në integrimin në BE. Soreca: E mirpritëm këtë marrëveshje, është rezultat i një procesi gjithpërfshirës që ka filluar në janar. Kishim një marrëveshje të mirë të mërkurën, por ju e dini që opiozita e bashkuar ka kërkuar të shqyrtohet më tej depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ne e mbështetëm. Maxhoranca e pranoi marrëveshjen dhe kësisoj u arrit akordi.

Në emër të BE-së, dëshiroj të them që Shqipëria tashmë është më pranë BE-së, pasi një nga kushtet e hapjes së negociatave do të përmbushet së shpejti. Fjala ime e fundit, kjo marrëveshje vjen në momentin e duhur, pasi javën e ardhshme komisioni evropian do të propozojë kuadrin rregullator të negociatave.

Ambasadori i Britanisë Norman: Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjatë e të vësdtirë negociatash. Të gjithëve u është dashur të japin e të heqin dorë nga diçka dhe kjo marrëveshje u arrit pikërisht sepse të gjitha palët ishin gati të hiqnin dorë nga diçka. Marrëveshja është një hap i rëndësishëm për integrimin e BE-së dhe për zgjedhjet në Shqipëri. Ky është vetëm fillimi dhe ne presim zbatimin e reformës. Por nën shpirtin e dakordëisë e bashkëpunimit që kemi parë, nëse kjo do të vijojë, unë jam besimplotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME