Categories Politike

Arritja e marrëveshjes, Gjiknuri: Opozita hoqi dori nga kërkesa absurde

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik me ambasadorët ku u arrit dakordësi për Reformën Zgjehdore. Gjiknuri u shpreh se u arrit qëllimi i Partisë Socialiste që të çonte para rekomandimin e OSBE-ODIHR-it dhe opozita hoqi dorë nga kërkesat absurde si qeveri teknike apo tranzitore.

“Në fakt sot u arrit një marrëveshje e mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për pikat që ndanin palët. Pavarësisht se rekomandimi ishte që administrate zgjedhore të ishte e depolitizuar dhe Qëllimi PS ishte që rekomandimin e ODHIRIT ta çonte para, fatkeqësisht opozita nuk ishte gati por ajo çka fituam është që kemi rregulla të pranuara nga gjithësecili edhe me këtë administratë që kemi në fuqi. Ajo çka u pranua nga palët është që administrate aktuale, me kërkesë të PD do të vazhdojë të funksionojë edhe për zgjedhjet 2021.

Për ne është e rëndësishme që PD hoqi dorë nga kërkesa absurde si qeveri teknike apo tranzitore. E rëndësishme është që ne të pranojmë dhe zbatojmë këtë sistem dhe zgjedhjet e tjera që depolitizimi të fillojë dhe shtrihet gradualisht. Nga ana tjetër do bëjmë çmos që identifikimi që i intereson të gjithëve të shtrihet në të gjithë qendrat. Administrate zgjedhore, edhe kështu sic ka qenë, ka funksionuar sic duhet.Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike.

Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbete që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t’u konsultuar me KQZ”, tha Gjiknuri.

Më në fund ka dalë tym i bardhë për këtë çështje pas ditëve të tëra për draftin e Reformës Zgjedhore. Sipas dakordësisë nga palët, në këto zgjedhje parlamentare dhe lokale do të ketë të njëjtën formulë për komisionerë politikë dhe më pas do të bëhet depolitizimi i administratës zgjedhore. Një tjetër pikë në të cilën është arritur marrëveshje është Kolegji Zgjedhor ku do të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME