Categories Lifestyle

5 gjëra që nuk do të jenë më njësoj pas kesaj situate

Koronavirusi do të ndikojë në humbjen e mijërave personave, por edhe në ndryshimin e mënyrës sonë të jetesës. Ja disa nga mënyrat se si do të ndryshojë bota pas COVID-19:

Shoqëria

Duket si një epokë më parë tani, por ishte vetëm pesë muaj më parë kur njerëzit po grindeshin nëse Britania e Madhe duhet të largohej nga BE. Shoqëria dukej më e përçarë se kurrë.

Dhe pastaj erdhi kriza më e madhe për të paktën një gjeneratë dhe potencialisht që nga lufta, pasi njerëzit u detyruan të izolohen ose të përballen me rrezikun e vdekjes, sëmundjen e rëndë ose të paktën ngjitjen e saj tek dikush tjetër që mund të sëmuret seriozisht. Ndërkohë, marrëdhënia jonë me shtetin ka ndryshuar plotësisht, me miliona mbështeten tek qeveria se ajo do të paguajë pagat e tyre, diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Disa besojnë se do të vazhdojë të ketë ndryshime të thella.

Puna/ Ekspertët kanë frikë se kjo do të çojë në mijëra nëse jo qindra mijëra humbje pune. Të tjerët mund të zbulojnë se ata janë të fuqizuar nga kriza. Me miliona fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, shumë njerëz janë të detyruar të hartojnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura ndërsa kujdesen për të rinjtë.

Teknologjia/ Asnjëherë në historinë e internetit nuk ka pasur një ndryshim kaq të papritur në mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe internetin. Në pamundësi për të takuar njerëz ballë për ballë, bota papritmas është zhvendosur nga kontakti i drejtpërdrejtë në takime virtuale. Njerëzit po përdorin versionet e konferencës video në një mënyrë dhe në një masë që ata kurrë më parë nuk kanë bërë, transmeton bota.al.

Koha e lirë/ Asnjëherë më parë, britanikët nuk i kanë vlerësuar parqet e tyre aq sa tani kur ata përballen me pamundësinë për t’iu qasur atyre. Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin jashtë dhe të vrapojnë, të ecin apo thjesht të bëjnë ushtrime jashtë shtëpive të tyre për shkak të monotonisë. Në të njëjtën kohë, parqet janë mbyllur për publikun, plazhet janë bërë hapësira të ndaluara dhe britanikëve u është thënë që të mos dalin në parqe.

Konsumi/ Nëpër supermarkete ka pasur shitje të jashtëzakonshme gjatë periudhës së izolimit, por gjërat nuk duken mirë për të ardhmen. Tashmë ka filluar gjithashtu që të përdoret shume dhe metoda “me porosi”, për blerjen dhe kjo mund ta ndryshojë shumë mënyrën e konsumimit dhe blerjeve dhe pasi periudha e izolimit të mbarojë. Njerëzit mund të preferojnë më shumë këtë opsion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME