Categories Lajme

5 humbje jete dhe 228 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë persona të prekur me Covid-19, ndërsa 321 janë shëruar. Gjithashtu, janë kryer 2370 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 228 qytetarë Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki: 87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5235 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME