Categories Lajme

E fundit! Mbërrin te Trauma 33-vjeçari Indrit Sadedini

Ka mbërritur te Spitali i Traumës 33-vjeçari Indrit Sadedini i cili u plagos rëndë në atentatin e sotëm në Vlorë. Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja e të riut paraqitet mjaft e rëndë pasi ai ka humbur të dyja këmbët për shkak të shpërthimit të fuqishëm të tritolit.

Ai ishte duke hapur garazhin dhe në atë moment shpërtheu tritoli duke e lënë të plagosur. Siç u mësua, kjo nuk ishte hera e parë që Sadedinit i bëjnë atentat, pasi edhe më parë në vitin 2017 ka shpëtuar mirë. Në makinën e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol.  I riu zbriti nga shtëpia dhe u drejtua për në garazh për të marrë makinën dhe në momentin që tentoi të ngrinte qepenin shpërtheu eksplozivi. Garazhi ishte me kamera sigurie dhe shpërthimi është regjistruar. Por jo vetëm. Kamerat kanë kapur edhe autorin që ka vendosur eksplozivin.

Autori pasi vendosi bombën me telekomandë dyshohet se nuk është larguar shumë nga vendngjarja, por ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës dhe ka pritur të që shkonte në garazh. Në momentin që Indrit Sadedini shkoi në garazh për të marrë makinën, autori shtypi butonin duke shpërthyer eksplozivin.

Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. Ky është atentati i dytë që i bëhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME