Categories Lajme

5 shqiptarë ngacmojnë një vajzë në lokal dhe i dhunojnë për vdekje të dashurin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Athinë të Greqisë. Një 42-vjeçar grek ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, dhe ndërsa është larguar për të shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës.

Pasi është kthyer nga tualeti 42-vjeçari i quajtur Dhimitri   ka debatuar me shqiptarët por sherri ka degraduar. Ata e kanë nxjerrë jashtë lokalit 42-vjeçarin dhe e kanë dhunuar rëndë deri sa u mbulua në gjak. Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sapo ky i fundit është kthyer, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Viktima është çuar dhe i është drejtuar katër shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve njihen si problematike. Këtë të fundit kanë sulmuar 42-vjeçarin, duke vazhduar konfliktin jashtë lokalit.

Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një dorezë metalike. Viktima ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Goditjet në kokë kanë qenë fatale duke i shkaktuar 42 vjeçarit hemoragji. Në orën 02:05 është njoftuar ambulanca, megjithatë 42-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia greke po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME