Categories Lajme

500 banesa të dë.mtuara nga tërmeti, Balluku: Inxhinierët po bëjnë vlerësimin e sigurisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka mbledhur në një konferencë ekspertë të institutit të ndërtimit dhe inxhinierë për të ngritur grupin e vlerësuesve për qëndrueshmërinë e objekteve që kanë pësuar dëme nga objektet dhe që sipas saj janë 500. Ministrja tha se Banka Botërore mbështet të gjitha financimet për të gjitha dëmtimet në rrjetin energjetik, ndërsa u kërkoi inxhinierëve që të luajnë rolin e psikologut gjatë verifikimeve në terren për të qetësuar qytetarët.

Duhet të identifikojmë sigurinë e ndërtesave. Sot kemi kapacitete të mëdha për të nisur punën në terren. Kemi shpërndarë grupe në zonat më të prekura. Edhe kompanitë që nuk u jemi drejtuar na kontaktuan. Sot gjendemi me kapacitete të mëdha për të nisur punën në terren. Para se të vijojmë nga ajo unë do të kërkoj nga inxhinierët. Do të ndalesha për të dhënë disa informacione shumë të rëndësishme për menaxhimin e situatës.

Të gjitha akset janë të aksesueshme, edhe ato të zonave të goditura nga tërmeti. Të gjitha sistemet energjetike, janë të gjithë funksionale. Ujësjellësat janë funksionalë, po ashtu portet dhe aeroportet, kryejnë operimet në normalitet. Rama u kthye nga një udhëtim shumë i rëndësishëm pasi u njoftua. Rama ka detyrë të përfaqësojnë shtetin në OKB dhe të kryejë takime të tjera të rëndësishme. Ai ka qenë në krye të operacioneve të orëve të para.

Kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masat. Në krye të qeverisë në momentin që Rama ndodhet SHBA, ndodhet zv/ kryeministri, që është atje në terren. Të gjithë jemi në terren. Sqaroj edhe njëherë të gjithë ata që hedhin atë apo krijojnë konfuzion si ata mbrëmë në kurriz të fëmijëve, grave dhe pleqve.

Akti i verifikimit u jep sigurinë njerëzve për të hyrë në banesa, pastaj do të kalojmë në aktin e vlerësimit, pasi shteti do marrë përsipër gjithcka. Pëervec ndihmës është e rëndësishme edhe fjala e ngrohtë” tha ajo. Ministrja shtoi se janë bërë verifikimet në disa zona në Tiranë, Astir dhe Kombinat nga ku ka rezultuar se nuk kishte dëmtime të konstruksionit. “Rasti i banesës së tek Astiri, nuk ishte serioze kishte vetëm carje të suvas. 6 pallate në Kombinat me dëmtime të lehta”.

Në terren do të jenë 73 inxhinierë. “Aktet e verifikimit duhet ti mbyllim sa më shpejt për 500 ndërtesat që janë deklaruar me pasoja dhe pastaj të kalojmë në aktet e vlerësimit” përfundoi ajo.  Drejtori i Institutit të Ndërtimit Hysenlliu sqaroi më tej si do të bëhet vlerësimi i qëndrueshëmërisë.

Instituti i Ndërtimit ka organizuar stafet e veta. Pjesa e banesave të dëmtuara nga tërmeti është e madhe. Testi i tërmetit që ndodhi ishte tepër i madh dhe tregoi se kemi punuar me përgjegjësi të madhe si ndërtues. Do të bëjmë vlerësimin dhe qëndrueshmërinë e objektit pas tërmetit.

Ne do të presim secilin për të dhënë vlerësimin e duhur dhe përvojën me këtë akt ekspertize që do të kryejmë. Shtrirja e tërmetit është goxha e madhe. Është prishur standarti i jetesës por jo qëndrueshmëria e banesave. Do caktojmë njerëz me programe të shpejta dhe të sakta” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME