Categories Lifestyle

Letra e mamasë/ E solla vajzën nga Italia, por shoqet e saj në Tiranë më tr.embin

Jam nëna e një vajze 14 vjeçe e gjsymë dhe një djali 8 vjeç. Vjet u kthyem familjarisht nga emigracioni në Itali dhe hapëm një biznes në Tiranë. Tani në shtator regjistrova vajzën në klasë të nëntë. Duke qenë se kishte probleme me gjuhën e futëm në një shkollë private, për më shumë përkushtim nga mësuesit meqë ka dhe provime. Vajza ime është një natyrë shumë e thjeshtë, vishet vetëm me xhinse dhe bluza me kapuç. Por që kur filloi shkolla, e kam parë që rri më shumë para pasqyrës. Kreh vetullat, parfumoset, ka vënë nja 10 byzylykë në një dorë dhe kur ikën në mëngjes për tek furgoni, ikën me kokëulur të mos i shoh tualetin.

Kur e pyeta për shoqet që ka në klasë më tha që janë shumë të mira dhe ka zënë shpejt shoqëri me to, prandaj dje vajta vetë në shkollë. U skandalizova nga mënyra se si dukeshin vajzat këtu në krahasim me bashkëmoshataret e tyre në Itali. Ca me flokë të lyer, pothuajse të gjitha me grim, me vetulla të trashura, piercing e c’të të them tjetër. Shyqyr që shkolla ka uniformë se pale ç’do kishin veshur. Thashë me vete ‘Ku u kthyem?’ Deri ca muaj më parë, vajza ime vishte akoma bluza me Topolino, tani ndryshoi si nata me ditën. Ndoshta kam merakun e nënës, por mua këto sjellje më duken shumë problem. Që 14 vjeç kaq provokuese, këto sjellje mund t’i bëjnë të ndërtojnë marrëdhnie që tani dhe pastaj ne prindërit s’do të kemi gjë në dorë. E kuptoj që kanë qejfet e moshës, po dua të di, a ju duket normale një rritje e tillë para kohe, kur kanë aq shumë për të shijuar akoma nga kjo moshë e freskët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME