Categories Lajme

51-vjeçari nga Dibra: Korruptonte me 200 mijë lekë prokurorin për të nxjerrë kamionin e bllokuar (Çfarë transportonte në mënyrë ilegale)

Faik Zeqja është 51-vjecari që u plagos ditën e sotme në Dibër. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet për plumbin që ka marrë në këmbë. Por emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Kur ishte 48-vjeç, Faik (Fatjon) Zeqja u bë i famshëm për korruptimin e një prokurori. Zeqja arriti të nxirrte nga komisariati kamionin e bllokuar me dru falë një rryshfeti prej 200 mijë lekësh që ia dha prokurorit Tom Deda. Video u publikua nga një emision investigativ ndërsa Zeqjas policia i kishte bllokuar kamionin me dru, e për ta zhbllokuar kamionin pa dru ai i ka dhënë 200 mijë lekë prokurorit.

Fax News mëson se Faik Zeqja nga fshati Majtare i Dibrës është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij me targë AA 296 BC. Policia e Dibrës në atë kohë sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohej për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.

Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Faik Zeqja që rezulton me 2 emra, ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt. Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë dosjen e tij. Zeqja takon prokurorin Tom Deda, të cilit i jep 200 mijë lekë dhe më pas paraqitet në komisariat ku kamioni me dru shkarkohet dhe merr vetëm mjetin ndërsa lënda drusore mbahet në cilësinë e provës materiale. Kamioni i lirua me motivin se kishte dokumentacion të rregullt. Nuk ka asnjë të dhënë që ngjarja e sotme të ketë lidhje me çështjen ku 51 vjeçari është përfshirë disa vite më parë, ndërsa policia as në mënyrë zyrtare as jo zyrtare nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për ngjarjen e sotme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME