Categories Lajme

52-vjeçares i dështon edhe martesa e 12, burri i fundit iku dhe e la: Ndoshta s’do e gjejë kurrë burrin që ëndërroj

Fatit nuk i dihet asnjëherë, teksa shumë vajza e provojnë martesën shumë herë deri në momentin sa të gjejnë bashkëshortin ideal që ëndërrojnë prej vitesh.

Mirëpo një grua 52-vjeçare me emrin Monette Dias ka mbetur e shkatërruar dhe e dërmuar nga ndarja e saj e fundit me burrin e 12.

Po, po e lexuat mirë! Dias është e martuar 12 herë dhe burri i fundit pra i 12 në listë e ka braktisur duke u ndarë prej saj dhe duke lënë në gjendje të rënduar gruan e cila nuk është lodhur së martuari.

Monette nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është një stiliste e të brendshmeve, u shfaq në “TLC Addicted to Marriage”, ku shpresonte se do të gjente bashkëshortin e saj ideal pasi kishte kaluar 11 burra të tjerë, por jo, pasi edhe martesa e 12 përfundoi me një fund jo të mirë.

“Është vërtet e dhimbshme për mua që të kem një tjetër dështim, veçanërisht në këtë marrëdhënie që u përpoqa kaq shumë”, ka thënë gruaja e cila tashmë ka ngel beqare dhe po kërkon një burrë të 13.

Ndërkohë e motra e gruas me zemrën e thyer thotë se ka frikë që Monette mund të mos gjejë burrin që ëndërron, teksa ndihet e shqetësuar për fatin e motrës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME