Categories Lajme

55-vjeçari nga Vlora kapet me 53 500 € të padeklaruara në kufi

55-vjeçari nga Vlora kapet me 53 500 € të padeklaruara në kufi
Një 55-vjeçar nga Vlora është proceduar penalisht pasi tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të madhe parash pa e deklaruar. Ngjarja u zbulua nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë një kontrolli në dalje të territorit shqiptar.
Në çantën e shtetasit me inicialet A. Xh. u gjetën 53 500 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas detyrimeve ligjore. Menjëherë pas konstatimit, specialistët e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër sekuestruan shumën e parave në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 55-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rastin dhe burimin e shumës së sekuestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME