Categories Lajme

Po thante 121 kg hashash në Himarë, 41-vjeçari i kërkuar kapet duke u arratisur nga Dropulli drejt Greqisë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte në kërkim për shitje droge dhe po tentonte që të arratisej nga Shqipëria për t’i shpëtuar prangave.

Policia e Vlorës njoftoi sot (2 tetor) se i ndaluari është 41-vjeçari me inicialet R. B., banues në Lukovë, ndaj të cilit rëndon akuza “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas dosjes hetimore, i riu u shpall në kërkim pasi në territorin e Bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg hashash në proces tharjeje. Ai i kishte shpëtuar operacionit disa ditë më parë nga policia.

Kapja e tij u bë në zonën e Gjirokastrës, teksa po tentonte të kalonte kufirin nga Dropulli. Përveç tij, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, bashkëpunëtor.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Vlorës:

“Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, të finalizuar disa ditë më parë në Himarë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe kontrolleve të shtuara në kufi, me qëllim ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, kanë kapur në fshatin Kosovicë, Dropull, shtetasin:

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, janë shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME