Categories Lajme

U kap me 3.4 gram kokainë, mbi 3 vite burg shoferit të linjës Sarandë-Athinë

Një shofer i linjës së transportit Sarandë-Athinë është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës, pasi është kapur një vit më parë me rreth 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë.

Vendimi është dhënë në 23 shtator, për 52-vjeçarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim prej 18 nëntorit 2024. Rreth orës 19:00 të asaj dite, sipas dosjes hetimore, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shtetas i cili sapo kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon “Mercedes Benz”, me targë AB643LM.

Është bërë kontrolli i mjetit tip furgon së bashku me personin dhe gjatë kontrollit janë gjetur një çantë tip marsup, të cilën e kishte me vete, 6 mbështjellje në formë doze me plastmas, brenda së cilave kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”, si dhe një peshore elektronike, me mbishkrimin. Më pas, është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku nuk i janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Pas peshimit të lëndëve të dyshuara si narkotike, ato rezultuan me peshë totale (së bashku me ambalazh) 3.83 gramë kokainë. I dyshuari gjatë marrjes në pyetje deklaroi: “Përsa i përket lëndës narkotike, unë jam përdorues i lëndës narkotike të llojit “Kokainë” prej shumë vitesh dhe përsa i përket sasisë rreth 6 doza, i kam blerë në Athinë te një person i panjohur, shtetas grek, rreth 170 cm i gjatë, të cilin nuk e njoh personalisht.

Lëndën narkotike e bleva kundrejt vlerës 80 euro, për arsye se në shtetin shqiptar ku unë jetoj, kushton më shtrenjtë. Këtë sasi të lëndës narkotike e konsumoj për një periudhë 12 ditore, në varësi të gjendjes psikologjike që ndodhem. Në lidhje me peshoren që është gjetur në çantën time, dua të them se është harruar nga personi që ma ka shitur, pasi e peshoi lëndën narkotike përpara se të ma shiste.”

Ekspertimi i mëvonshëm toksikologjik, doli në përfundimin se në mostrën e urinës së te dyshuarit u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të kokainës, duke vërtetuar faktin që ai ishte përdorues, ndërsa peshimi neto i lëndës së sekuestruar rezultoi në 3,329 gramë. Ekspertët arritën të këqyrnin edhe aparatin celular të 52-vjeçarit, por nga këqyrja nuk rezultuan të dhëna me interes për hetimin. Pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata vendosi ta dënojë 52-vjeçarin Vasillaq Vasili me 5 vjet heqje lirie për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, e dënoi atë përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, e cila duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME