Categories Lajme

55-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Divjakë, policia rreh të atin e vajzës

Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar rastin një ngacmimit seksual të një 13-vjeçareje në Divjakë dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj babait të së miturës.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët kërkuan ndihmën e emisionit, pasi puna hetimore e autoriteteve pas denoncimit të tyre në polici, “ka mbetur rrugës”.

E mitura ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Çermë Sektor ku jeton edhe familja e vajzës.

Nga informacionet policore, por edhe dëshmit e vet banorëve, 55-vjeçari është person me precedent për raste të ngjashme.

Për shkak të veprimeve të pahijshme nga 55-vjeçari, 13-vjeçarja nuk shkoi në shkollë për 1 muaj deri sa ngjarjen e zbuloi gjyshja e vajzës.

“Unë, si prind, e mora vesh, kur më tha vajza, unë gati një javë, që përpiqem…”, është shprehur një prej prindërve të vajzës.

 “Ishte deklarata e të drejtave, që ka vajza, ai erdhi në shkollë dhe unë në prezencë të nëndrejtoreshës, se s’mund të ishim vetëm ne në prezencë të atyre, ia lexoi nëndrejtoresha dhe i tha, që ke të drejtë k’të, k’të, k’të dhe thjesht i mori vetëm firmën. Ishte procedura e tij, …nuk, se varemi ne…”, është shprehur drejtori I shkollës ku studion vajza e dhunuar.

Por investigimi i emisionit “Stop” mesa duket nuk është pritur mirë nga Policia e Divjakës. Interesimi i babait të së miturës së ngacmuar seksualisht për të mësuar se në cilën fazë kishin mbetur hetimet, i kushtoi atij dhunën fizike.

Ai I ishte drejtuar policisë për të pyetur rreth hetimeve, por punonjësit e Policisë së Divjakës kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, saqë vet komisariati kishte njoftuar më pas ambulancën.

Në oborrin e komisariatit të Divjakës, kamera e “Stop” filmoi momentin kur i dhunuari po kthehej në polici pasi kishte marrë mjekim në spital. Ai shoqërohej nga efektivë të Policisë së Divjakës dhe para tyre, në prezencë edhe të gazetarit dhe kamerës së “Stop”, ai pranoi se uniformat blu e kishin rrahur.

Ndërsa shefi i krimeve nxorri jashtë oborrit të komisariatit gazetarin e “Stop”. Madje e kërcënoi edhe me përballje në Gjykatë përse gazetari po investigonte, teksa vet policia sapo kishte dhunuar denoncuesin!/klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME