Categories Lajme

Tiranë, shpërthim me eksploziv te pallati i gjyqtarëve, zbulohet shënjestra

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një banesë pranë gjykatës së Tiranës në zonën e ‘Vasil Shantos’.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se saktësisht shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi” në banesën e Vasillaq Stavrit, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.

Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë. Nga të dhënat e para mendohet se tek dera e objektivit ka qenë vendosur rreth 150 gr eksploziv.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, në pallatin ku ka ndodhur shpërthimi.

Shpërthimi është bërë me telekomandë, autorët mendohet se kanë qenë dy, ndërsa kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar. Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME